Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Solskjaer “nxjerr zbuluar” drejtuesit e United: Më injoruan, patën shansin për të firmosur me Haaland

Erling Haaland është shndërruar padyshim në një nga sulmuesit më të vlerësuar në botën e futbollit. Norvegjezi u transferua në verë tek skuadra e Manchester City në Premier League dhe ia ka dalë që jo vetëm të përshtatet me futbollin në “ishull”, por edhe të vendosë rekorde teksa udhëheq skuadrën e Pep Guardiolës drejt lavdisë në kompeticionet më të rëndësishme.

Por, nëse talentin e sulmuesit sot e gëzon Manchester City, një “meritë” për këtë e ka edhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë pasur të parët mundësinë për ta transferuar Haaland në Premier League, teksa në vitin 2018 kohë kur 23-vjeçari aktivizohej te Molde në Norvegji, Ole Gunnar Solskjaer ua sugjeroi drejtuesve të United, por ata nuk ishin të bindur.

Lexo edhe:

“I telefonova drejtuesit e United gjashtë muaj para se të nisja punë aty, i thashë se në skuadrën time tek Molde ishte një sulmues shumë i talentuar. Por, ata nuk më dëgjuan. Insistova dhe i sigurova se mund ta transferonin vetëm për 4 milionë paund, por sërish më injoruan”, tha Solskjaer për the Sun.

Kujtojmë se Solskjaer dhe Haaland bashkëpunuan tek Molde me sulmuesin norvegjez që në atë periudhë shënoi 20 gola në 50 ndeshje, para se të transferohej tek Borussia Dortmund në Gjermani.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...