Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer takon drejtuesit, zbulohen emrat që kërkon nga merkatoja

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një takim me drejtuesit e klubit mbrëmjen e sotme, ku në qendër të bisedës kanë qenë emrat që do të tentohet të transferohen në “Old Trafford” këtë verë.

Sipas mediave britanike, Solskjaer ka kërkuar që të tentohet qendërmbrojtësi holandez i Ajaxit, Matthijs De Ligt, por për këtë të fundit, “djajtë e kuq” duhet të përballen me konkurrencën e fortë të Barcelonës.

Një tjetër emër që ka kërkuar tekniku norvegjez, është ai i mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas, ndërsa kjo pistë është më e mundshme, pasi kartoni i 25-vjeçarit ganez kushton vetëm 50 milionë euro.

Për të mbetur në Madrid, Solskjaer ka kërkuar edhe një tentativë për të transferuar nga Reali, fantazistin spanjoll, Isco, për të cilin duhet një ofertë prej të paktën 80 milionë eurosh, që Perez të bindet e të heqë dorë.

Edhe belgu Thomas Meunier, i cili duket se është në largim e sipër nga Paris Saint Germain, pëlqehet nga Solskjaer, ndaj norvegjezi ka dhënë miratimin që të transferohet në “Old Trafford”, duke filluar nga kjo verë.

Ndërkohë, trajneri u ka kërkuar drejtuesve të bëjnë maksimumin për të mbajtur në skuadër mesfushorin francez Paul Pogba, ashtu siç ka “djegur” kilenin Alexis Sanchez, duke bërë të ditur se nuk e llogarit për sezonin tjetër.

Kujtojmë që merkatoja në Premier League ka nisur që të enjten e kaluar, pro duke filluar që nga fundjava e ardhshme, kur të jetë mbyllur edhe kampionati italian e ai francez, pritet të fillojnë edhe lëvizjet e para, ku natyrisht që Manchester United pritet të ketë një rol protagonisti në këtë sezon shitblerjesh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...