Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sommer nuk udhëton drejt Lecces, Inzaghi ndryshon të gjithë formacionin

Sommer nuk udhëton drejt Lecces, Inzaghi ndryshon të gjithë formacionin
Sommer nuk udhëton drejt Lecces, Inzaghi ndryshon të gjithë formacionin

Interi do të kërkojë fitoren e 10 në po kaq ndeshje në vitin 2024, teksa ndalesa e radhës për zikaltrit do të jetë Lecce në stadiumin “Via Del Mare”. Trajneri Simone Inzaghi ka përgatitur “turn over”-in e tij për këtë takim, pasi pritet të lërë pushim një pjesë të madhe prej të paktën 6-7 titullarëve që luajtën ndaj Romës e ndaj Atleticos në dy ndeshjet paraardhëse.

Kështu Yann Sommer nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të një gjendjeje gripale dhe nuk do të udhëtojë fare drejt Lecces, aty ku do të debutojë si titullar në kampionat Emil Audero, portieri i dytë i zikaltërve, i cili ka luajtur vetëm dy takime deri tani.

Në mbrojtje pritet të ulen në stol Pavard e Bastoni, të cilët do t’u lënë vendin gjermanit Bisecck dhe brazilianit Carlos Augusto, ndërsa edhe mesfusha pritet të ndryshojë thuajse totalisht. Mediat italiane raportojnë se Inzaghi pritet të hedhë nga minuta e parë Dumfries, Frattesin, Asllanin, Klassen dhe njërin mes Dimarcos e Buchanan.

Lexoni edhe:

Në sulm do të niset sërish nga minuta e parë kapiteni Lautaro, teksa mbetet të shihet se kush do të luajë në krah të tij, me Arnautovic që është favorit ndaj Alexis Sanchez.

Qëllimi i Inzaghit është të marrë tri pikët ndaj Lecces, por në të njëjtën kohë t’u japë pak frymëmarrje edhe titullarëve, të cilët të mërkurën i pret një tjetër mision i vështirë, ai ndaj Atalantës në “San Siro”, në ndeshjen e prapambetur, që mund të thellojë edhe më shumë distancën nga vendi i dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...