Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sommer pret dy penallti, por nuk e shmang dot humbjen e Gladbachut

Bayer Leverkusen katapultohen në vendin e tretë në Bundesligë falë suksesit 1-2 në fushën e Borussias së Moenchengladbachut. Edhe pse humben dy penallti gjatë ndeshjes, “Aspirinat” ia dolën të largoheshin me tri pikë nga “Borussia-Park”, ku të gjitha episode e rëndësishme të sfidës u shënuan në pjesën e dytë.

Patrik Schick humbi 11-metërshin e parë në minutën e 50-të përballë zvicëranit Sommer, por vetëm një minutë më vonë miqtë shënuan me Robert Andrich në zhvillimet e një këndoreje.

Schick, i cili gaboi penalltinë e parë, e shleu fajin me golin e 0-2 në minutën e 74-t. Vendësit e rihapën ndeshjen në minutën e 81-të me golin e Elvedit, për të ardhur më pas te minuta e 88-të, kur Sommer edhe në këtë rast ishte i pakalueshëm, duke mbajtur në lojë të tijtë. Gjithsesi, në minutat e mbetura dhe në shtesë nuk pati ndryshim tjetër rezultati.   

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...