Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sondazhi i Marca-s, cilat janë 20 tifozëritë më të mira në botë

Tifozëria cilësohet shpesh si “lojtari i 12” i një skuadre, për të përshkruar më së miri rëndësinë e saj gjatë një ndeshjeje futbolli, ndonëse duhet pranuar se jo të gjithë klubet kanë mundësi të ndjejnë përkrahjen “e zjarrtë” të tyre.

E përditshmja spanjolle Marca ka realizuar një sondazh, që ka zgjatur për disa ditë, ndërsa lexuesit kanë votuar për atë që cilësohet si tifozëria më e mirë dhe më e zjarrtë në botë, prej tyre, ndërsa rezultatet kanë qenë befasuese.

Kështu në krye të renditjes, me rreth 121 mijë vota, është tifozëria e klubit brazilian të Palmeirasit, e ndjekur nga klubi maroken i Raja Casablanca-s, me rreth 41 mijë vota, ndërsa podiumi plotësohet nga egjiptianët e Al Ahly me 37 mijë vota.

Vlen të theksohet se në 20 tifozëritë më të mira renditen ato të disa klubeve spanjolle, që lidhet edhe me bazën e lexuesve të medias që ka organizuar sondazhin, ndërsa nga kampionati italian është vetëm tifozëria e Napolit, që zë vendin e 20.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...