Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sondazhi/ Tifozët e Chelsea-t “të dashuruar” me Brojën, nuk duan shitjen e “bomberit” shqiptar

Armando Broja u dëmtua në momentin kur Chelsea kishte më shumë nevojë për të dhe nisi t’i besonte. Fati nuk ishte me sulmuesin nga Malësia e Madhe, i cili po rikuperohet me rimte të shpejta e në verë pritet që të zbresë në fushë, për të qenë i gatshëm për sezonin e ri.

Chelsea po kalon një nga edicionet më të zymta të tij dhe tifozët kanë nisour që në rrjetet sociale të shfaqin dëshirat e tyre për të ardhmen e lojtarëve që kanë në skuadër, në këtë votim  nuk mungoi dhe sulmuesi i Shqipërisë, i cili duket se me ato pak minuta që ka luajtur me Blutë e Londrës ka fituar simpatinë e tifozëve.

Lexo edhe:

Në sondazhin e hapur në datën 3 maj kanë marrë pjesë afro 25 mijë persona, prej të cilëve 66.7% mendojnë se Broja duhet të qëndrojë në skuadër, duke e konsideruar të dobishëm për skuadrën, 23.9% mendojnë se Chelsea duhet ta huazojë dhe vetëm 9.4% mendojnë se ai duhet të largohet.

Tifozët besojnë se 21-vjeçari ka aftësinë për ta lënë pas dëmtimin e të kthehet akoma dhe më i fortë për skuadrën e Chelsea-t.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...