Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Soriano protagonist, Bologna fiton derbin emiljan dhe merr 3 pikët e para

Pas humbjes në javën e parë në “San Siro” ndaj Milanit, Bologna gjeti suksesin e parë sezonal, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 4-1 ndaj Parmës, në ndeshjen e fundit të javës së dytë të kampionatit italian.

Në “Dall’Ara” ishte Parma që e nisi më mirë takimin dhe pas vetëm tre minutash lojë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Gervinho bëri gjithçka mirë në zonë e i shkoi pranë golit, por gjuajtja e tij u devijua në mënyrë vendimtare nga një mbrojtës i kuqebluve.

Më pas Bologna mori frenat e lojës dhe pas disa aksioneve radhazi, arriti të gjejë golin e avantazhit me anë të mesfushorit Roberto Soriano, i cili u gjend i zbuluar në zonë pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi dhe mposhti portierin Sepe.

Kur kishte kaluar 1/3-a e ndeshjes, ishte sërish fantazisti Soriano që depërtoi bukur në gjysmëfushën e Parmës dhe lëshoi një goditje perfekte mbi vijën e 16 metrave, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së Sepe dhe duke dyfishuar avantazhin për vendasit.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Skov-Olsen që shënoi golin e tretë, pas një asisti të Sorianos, që ishte absolutisht më i miri i ndeshjes. Parma provoi të rihapë ndeshjen me Hernanin, por më pas Iacoponi komplikoi gjithçka duke lënë skuadrën me 10 futbollistë.

Rezultati u vulos nga sulmuesi veteran Rodrigo Palacio, që shënoi golin e katërt në minutat shtesë, ndërsa Bologna mori fitoren e parë sezonale dhe Parma do të duhet të presë ende për diçka të tillë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...