Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sormani: Derbin as që që e mendoj, vëmendja është vetëm te Bylis!

Adolfo Sormani nuk mendon aspak për derbin ndaj Tiranës që do të luhet javën e ardhshme, pasi vëmendja e tij është e gjitha te sfida e kësaj të shtune ndaj Bylisit, një kundërshtar që duhet marrë seriozisht në konsideratë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj ballshiotëve, Sormani foli për shumë që prekin kampin e Partizanit.

Ekipi që ju doni? “Unë pretendoj që skuadra të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pash një skuadër të përqëndruar dhe agresive për të arritur fitoren. Tashmë çdo gjë është një histori e kaluar, tani duhet të shikojmë ndeshjen e rradhës”.

Mbrojtja dhe skualifikimet nga kartonët? “Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit dhe për më tepër kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër”.

Derbi dhe mungesat nga kartonët? “Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin”.

Në ndeshjen e parë humbët Telushin për kartonë? “Më vjen keq, pasi unë në fokus kam ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. E ardhmja është vetëm nesër. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqëndorhemi që të marrim rezultatin”.

Golat nga goditjet standarte apo nga aksioni? “Unë pres një skuadër agresive dhe të tjerat nuk më interesojnë”.

Sulmuesit? “Më intereson të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupi, edhe kur mbrohemi të jetë aty”

Do përfitoj Partizani nga ndeshja e Kukësit me Tiranën? “I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin  tim. Nëse unë nuk marrë pikët, është e kot të shohë të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar”.

Tersi i “Air Albania? “ Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha. Varet nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin dhe mendoj se kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë në “Air Albania” ndeshjen. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse do luhet një ndeshje sot”.

Skuadra është e plotë? “Kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bitrit. Në pikëpyetje mbetet Boldor”.

Partizani do bëje diferencë? “Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Bylisi do të jetë një skuadër agresive dhe e fortë afërsisht si Laçi”.

Romero? “Romero po ndjek një program, që është vendosur nga stafi tenkin dhe siç e them gjithmonë, aspekti fizik është determinant për mua. Nëse një lojtar nuk është gati të tregojë atë formë fizike që unë kërkoj, mendoj se e ka të pamundur të bashkohet me grupin. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe atij. Varet nga ai nëse do te jetë pjesë e grupit në vazhdim. Unë jam këtu të vlerësoj kontigjentin dhe lojtarët që drejtoj. Shikoj lojtarë të rinj, të motivuar që rriten dita ditës. Unë jam i fokusuar te cilësia dhe jo te emrat. Nuk e bëjnë emrat futbollin”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...