Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sormani: S’më pëlqeu vetëm rezultati, meritonim më tepër

Adolfo Sormani e sheh gotën gjysmë plot, pavarësisht humbjes me Skënderbeun në Korçë. Trajneri i Partizanit deklaroi në “Gol pas Goli” se ka mbetur i zhgënjyer vetëm nga rezultati.

“Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer, përveç rezultatit.”

Merkatoja: Nuk është ky momenti të flasim për merkaton, unë do të stërvit lojtarët që kam në dispozicion. Mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do të flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin.

Aktivizimi i të rinjve: Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë, arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund, vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës.

Garë e ekuilibruar: Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstat dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje, ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...