Kupa e Shqiperise

Sot 19:00, Tirana-Kukësi, “luftë” për Kupën, për të shpëtuar sezonin!

Sezoni 2018-2019 i futbollit shqiptar ul sot në mbrëmje siparin me finalen e Kupës së Shqipërisë. Në orën 19:00 në Elbasan Arena do të diskutohet trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend me Tiranën e Kukësin që do të synojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë këtë sezon. Bardheblutë pasi siguruan mbijetesën vetëm në javën e fundit të Superiores tani duan Kupën për t’iu dhënë një gëzim të madh tifozëve të tyre në këtë sezon, por përballë do të kenë Kukësin një skuadër që në fillim të edicionit ishte projektuar për t’i fituar të dy trofetë e rëndësishëm dhe pasi humbi kampionatin që shkoi për Partizanin tashmë verilindorët do kërkojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë për ta bërë më pak të dhimbshëm këtë sezon.

Por nëse Kukësi e ka siguruar kualifikimin në Europa League falë vendit të dytë në kampionat, Tirana synon të fitojë Kupën edhe për të marrë pjesë në Europë edhe pse vështirë se bardheblutë do të garojnë në Europa League, pasi klubi nuk është licensuar nga FSHF për të marrë pjesë në kompeticionet europiane, por megjithatë ekziston ende një shpresë e fundit dhe më parë, Tirana duhet të fitojë Kupën. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme edhe pse mungesat janë evidente si te Tirana ashtu edhe te Kukësi. Dueli i Elbasan Arenas që do të nisë në orën 19:00 do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency