Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sot dita e De Ligt, Raiola: Ka personalitetin e Ibrës dhe mentalitetin e Nedved

Matthijs De Ligt mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Torinos, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm fansash, ndërsa sot ka zbarkuar në “J Medical”, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë dhe të nisë aventurën bardhezi.

Në krah të mbrojtësit holandez ishte edhe menaxheri i tij, napolitani Mino Raiola, i cili nuk i kurseu elozhet për 19-vjeçarin, duke e quajtur të riun më të mirë në qarkullim, teksa bëri edhe një përshkrim sipas mënyrës së tij.

“De Ligt ka personalitetin e Ibrës dhe mentalitetin e Pavel Nedved. Është i riu më i mirë në qarkullim, por i duhet ende shumë punë, për t’u bërë më i miri në botë. Megjithatë Juventusi është vendi ideal për përmirësimin e De Ligt, pasi do të bashkëjetojë me dy kampionë si Chiellini dhe Bonucci”, tha Raiola për mediat.

Transferimi i 19-vjeçarit nga Ajaxi ishte shndërruar në një telenovelë të vërtetë këtë verë, pasi ndiqej nga klubet më të mëdha europiane, si PSG, Manchester United e City, Barcelona, etj., por në fund garën e fitoi Juventusi.

Bardhezinjtë paguan 75 milionë euro në arkat e Ajaxit, ndërsa mbrojtësit i ofruan një kontratë 5-vjeçare që nis me 12.5 milionë euro në sezon dhe vjen në rritje, për të prekur shifrën e 22 milionë eurove, në vitin e pestë.

Gjithashtu në kontratën me De Ligt është përfshirë edhe një klauzolë për largimin e tij kundrejt 150 milionë eurove, por që bëhet aktive vetëm në verën e vitit 2022 e në vijim, pra pasi të jenë konsumuar 3 sezonet e para me fanellën bardhezi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...