Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sot dita e derbit të qytetit të përjetshëm, Lazio-Roma çfarë sfide!

Konsiderohet si një ndër derbit më të zjarrtë të Europës, një nga ato sfida që pavarësisht sesi mund të jetë gjëndja e skuadrës në fushën e blertë të gjithë japin maksimumin e tyre, luftojnë për çdo top dhe për çdo aksion. Lazio-Roma ose siç njihet ndryshe “il derby del capitale”. Ky do të jetë derbi numër 150-të mes këtyre dy klubeve në kampionat.

Verdhkuqtë udhëheqin me 54 fitore kundrejt 37-të për Lazion dhe 58-të është numri i barazimeve, me asnjë kundërshtar tjetër Roma nuk ka regjistruar kaq shumë barazime. Në këtë sfidë badheklatërit do të kërkojnë me çdo kusht të fitojnë, kjo për faktin e thjeshtë se në në 12 takimet e fundit ata kanë mundur të sigurojnë vetëm 1 fitore Në 8 përballjet e fundit.  Gjithashtu interesant është fakti se Lazio nuk fiton në derbi në ndeshjet shtëpiake që prej nëntorit të vitit 2012.

Përsa i përket gjëndjes se skuadrave, Roma ka një ecuri tepër pozitive, asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe plot 3 fitore rradhazi. Ndërkohë në kampin tjetër, luhatje të vazhdueshme në lojën e ekipit të Inzaghit, 3 humbje dy fitore, teksa në këtë sfidë  vinë pas disfatës me Genoan.

Përballja merr akoma dhe më shumë rëndësi pasi një sukses do të afronte njërin prej ekipeve me zonën Champions.

“Derbi Del Capitale”, 90 minuta plot adrenalinë, rivalitet dhe përplasje. E vetmja rrugë janë tre pikët.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...