Serie A

Sot dita e Juves dhe Milanit, bardhezinjtë për shkëputjen, kuqezinjtë për tu rikthyer të 4-it!

Pas Lazios, Romës, Napolit dhe Interit, sot në Serie A është rradha e Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë e Allegrit kanë shansin ideal për ta çuar sërish në +11 pikë avantazhin ndaj Napolit. Megjithatë kundërshtari që ka përballë Juvja nuk mund të konsiderohet i kalueshëm lehtë, pasi Sassuolo është një nga skuadrat që di të marrë rezultat ndaj ekipeve të mëdha në Serie A edhe pse kundër torinezëve nuk ka patur shumë fat. Statistikat janë në favor të Juves që ka fituar 6 përballjet e fundit direkte ndaj Sassuolos. Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme sot. Juventusi do të jetë pa tre qëndërmbrojtësat Chiellini, Barzagli e Bonucci por edhe pa Cuadradon e Douglas Costën, ndërsa Sassuolo nuk do të mund të mbështetet te Duncan i skualifikuar por edhe te mbrojtësi brazilian Marlos dhe mesfushori Maganelli të cilët janë të dëmtuar. Në mbrëmje në orën 20:30 vetëm pak minuta pasi do të ketë përfunduar sfida e Juventusit Milani i Gattussos do të presë në San Siro, Cagliarin në një sfidë të lehtë në letër por që mund të kthehet në të vështirë në fushë. Kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren sot për t’u rikthyer në vendin e 4-t dhe për t’iu përgjigjur Lazios, Romës dhe Interit. Më herët në orën 15:00 në Supersport nuk do të mungojë as dueli mes Atalantës dhe Spal por edhe sfida tjetër Torino-Udinese.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency