Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dita e Kosovës, Shpresat ndalin Gjermaninë kampione Europe

Padiskutim që sot mund të quhet dita e Kosovës, pasi 3 përfaqësueset e saj, kanë marrë rezultate mjaft të mira. Kështu, pas fitores së skuadrës së madhe, por edhe asaj U-19, ishte radha e Shpresave të Prekazit, që të befasonin Kampionët në fuqi të Europës për 21-vjeçarët, Gjermaninë, në një barazim pa gola.

Nën një atmosferë fantastike, në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës, skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi zhvilloi një lojë të shkëlqyer në mbrojtje, duke sprapsur sulmet e vazhdueshme të gjermanëve.

Formë të shkëlqyer tregoi edhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, që bëri disa ndërhyrje vendimtare, duke I mohuar golin kundërshtarëve, por edhe duke rrëmbyer duartrokitjet e të pranishmëve në stadium.

Në 45-minutëshin e dytë, Gjermania u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e fitores, ndërsa kosovarët arritën të kundërsulmojnë disa herë rrezikshëm dhe t’i shkojnë pranë golit.

Vlen të përmendet se Kosova U-21 kishte në përbërje shumë futbollistë të Vala Superligës kosovare, ndërsa te Kampionët në fuqi të Europës për 21-vjeçarët, luanin shumë futbollistë që aktivizohen titullarë në skuadra të Bundesligës.

Ky barazim e mban Kosovën U-21 përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, pozicion që të çon në Play Off. Takimi i ardhshëm ndaj Irlandës do të jetë vendimtar për të përcaktuar pozitat e skuadrës së Prekazit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...