Kategoria Superiore

Sot dita e të vërtetës, Skënderbeu “kryqëzon gishtat” për një vendim pozitiv të CAS-it

Ishte 29 marsi i vitit 2018, kur Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, pas akuzave të ngritura për trukim ndeshjesh.

Kjo ishte një ditë e zezë për skuadrën, por edhe vetë futbollin shqiptar, pasi vitet e fundit Skënderbeu kishte krijuar struktura të denja për një klub europian dhe kishte arritur suksese të mëdha, me dy pjesëmarrje në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Goditja ishte e rëndë dhe la korçarët dy sezone radhazi jashtë Europës, duke bërë që një pjesë e mirë e yjeve të skuadrës të kërkonin për një tjetër ekip, ndërsa drejtuesit e klubit nuk u dorëzuan dhe ankimuan vendimin fillimisht në apel dhe më pas në CAS-in e Lozanës.

Pikërisht ky i fundit ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe ditën e sotme pritet të publikojë edhe vendimin final për Skënderbeun, ndërsa korçarët dhe të gjithë shqiptarët “kryqëzojnë gishtat”, që gjithçka të jetë në favor të “ujqërve të dëborës”.

Drejtuesit e Skënderbeut janë treguar vazhdimisht të rezervuar në lidhje me atë që presin nga CAS-i, por paralelisht janë duke përgatitur edhe një plan riorganizimi të shpejtë të skuadrës, nëse vendimi do të jetë në favor të tyre.

Aktualisht nuk ka një orar të saktë se kur mund të vijë vendimi zyrtar, por Sport News dhe supersport.al do t’ju mbajnë të informuar në kohë reale, sapo gjithçka të jetë zyrtarizuar nga CAS-i i Lozanës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency