Futbolli shqiptar do të rikthehet sot në orën 15:30, kur do të zhvillohen ndeshjen kthimit të turit eliminator të Kupës së Shqipërisë. Në fushë do të zbresin të gjitha ekipet e Superiores dhe Kategorisë së parë, përveç ndeshjes Mamurrasi-Skënderbeu, e cila u shty për shkak të angazhimit të korçarëve në Europa League.
Me mjaft interes pritet ndeshja në Kukës, mes vendasve dhe Egnatias, pasi takimi i parë u fitua nga rrogozhinasit me rezultatin 1-0 dhe kampionët në fuqi do të bëjnë gjithçka për të shmangur surprizën. Në të njëjtën situatë me verilindorët do të jetë edhe Teuta, të cilës do t’i duhet të përmbysë humbjen minimale ndaj Tërbunit.
Surpriza mund të vijë edhe nga Shkodra, ku Vllaznia do të presë Kastriotin, një ekip që ka në përbërje disa futbollistë shkodranë, ndërsa takimi i luajtur në Krujë, përfundoi në barazim pa gola. Shumë prej takimeve nuk kanë histori, pasi çështja e kualifikimit është vendosur që në ndeshjen e parë.
Besëlidhja – Shënkolli (2-0)
Bylis – Tomorri (1-0)
Erzeni – Burreli (1-2)
Flamurtari – Dinamo (2-0)
Kamza – Iliria (2-0)
KF Tirana – Besa (2-1)
Korabi – Turbina (2-3)
Kukësi – Egnatia (0-1)
Laçi – Sopoti (12-0)
Luftëtari – Elbasani (3-0)
Lushnja – Apolonia (1-1)
Partizani – Naftëtari (6-2)
Pogradeci – Shkumbini (2-0)
Teuta – Tërbuni (0-1)
Vllaznia – Kastrioti (0-0)
