Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sot luhet java e 8-të, spikasin Luftëtari-Skënderbeu dhe Tirana-Laçi

Në Kategorinë Superiore nuk ka kohë për të pushuar. Pas javës së 7-të e cila u zhvillua e gjitha në mesjavë, e diela sjell në skenë 4 sfidat e para të javës së 8-të që do të mbyllet të hënën me duelin Kukësi-Partizani në Elbasan Arena. Gjithçka nis me dy duelet e orës 13:45. Në Gjirokastër Luftëtari pret Skënderbeun. Të dyja skuadrat vinë me moralin e lartë në këtë sfidë pas sukseseve në mesjavë me shifrat 1-0 respektivisht ndaj Kamzës dhe Kukësit. Orges Shehi duhet të bëjë pa dy lojtarë me peshë si kapiteni Radas dhe mesfushori Demte, ndërkohë që për Gentian Mezanin lajm i mirë mund të konsiderohet rikthimi nga pezullimi i Behar Ramadanit. Në të njëjtën orë një sfidë shumë delikate do të luhet në Kamëz me vendasit që presin Flamurtarin.

Një tjetër humbje e skuadrës nga periferia e kryeqytetit do të ishte e 4-ta radhazi dhe do të lëkundte pozitat e trajnerit Klodian Duro në stol. Edhe në orën 16:45 do të luhen dy takime të rëndësishme. Në Selman Stërmasi Tirana do të kërkojë të dalë përfundimisht nga kriza me një fitore ndaj Laçit por në krahun tjetër kurbinasit kërkojnë vazhdimësinë pasi e kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon dhe janë skuadra e vetme që nuk kanë pësuar ende humbje. Duhet të rikthehet te fitorja edhe Teuta që pret në shtëpi Kastriotin në një duel ku skuadra e Shkëmbit synon vetëm 3 pikët. Të 4-ta sfidat si zakonisht do të transmetohen live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...