Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sot në 20:45 antipasta e Pashkëve, luhet supersfida Juve-Milan

Një duel madhështor në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi dhe Milani përfaqësojnë dy histori të ndryshme, bardhezinjtë dominues në Serinë A dhe kuqezinjtë me më shumë trofe europianë se asnjë skuadër tjetër nga Gadishulli Apenin. Supersfida e raundit të 30-të mund të jetë jetike për objektivat sezonale të të dy klubeve. Kampionët në fuqi të Italisë vijnë pas hapit fals kundër Spalit dhe distanca me Napolin është ngushtuar, për rrjedhojë torinezëve nuk u falet më asnjë gabim. Pavarësisht barazimit përballë ekipit nga Ferrara, muajt e fundit kanë qenë mjaft pozitivë për Juven. 10 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, ndërkohë që në kështjellën e “Allianz Stadium” bardhezinjtë kanë triumfuar në 35 nga 38 takimet e fundit.

Allegri vjen me 2 mungesa kundër ish-skuadrës së tij, Bernardeschi e Alex Sandro janë të dëmtuar, ndërkohë që ka lajme të mira për Chiellinin e Cuadradon, të cilët i janë bashkuar grupit. Në rreshtimin 4-2-3-1 ka gjasa që tekniku toskan të aktivizojë në repartin e avancuar treshen Mandzukic-Dybala-Douglas Costa në mbështetje të sulmuesit kryesor Gonzalo Higuain.

Në anën tjetër, Milani po kalon momentin më të mirë të sezonit. 8 fitore në 9 takimet e fundit në kampionat. Objektivi kryesor është rikthimi në Champions dhe kjo ndeshje vendos shumë për kuqezinjtë. 18 herë kampionët kanë hasur vështirësi në stadiumin e Juves, aq sa fitoren e fundit ua ka dhuruar trajneri aktual, Gennaro Gattuso, në vitin 2011, kur ishte ende aktiv në fushën e lojës. Në 9 sfidat e zhvilluara pas atij viti Milani është dorëzuar 8 herë përballë Juventusit në Torino, duke barazuar vetëm 1 takim

Kësaj here ekipi nga Milano do të kërkojë të thyejë këtë tabu dhe për ta bërë këtë tekniku 40-vjeçar do t’u besojë Susos, Cutrones e turkut Calhanoglu në repartin e avancuar. Mjaft interesante do të jetë edhe pritja që tifozët e Juves do t’i rezervojnë Leonardo Bonuccit. Kapiteni i Milanit u largua gjatë muajve të verës nga kampionët e Italisë dhe në atë kohë nuk munguan kritikat dhe ofendimet ndaj tij nga tifozët bardhezi, që u ndien të tradhtuar. Kjo supersfidë, e cila ka dhuruar gjithnjë momente emocionuese dhe të veçanta do ta ketë zanafillën të shtunën, në orën 20:45, dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...