Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Sot në 20:45, Barça-Liverpool, në Camp Nou luhet finalja e parakohshme!

Tottenham-Ajax ishte thjeshtë antipasta e gjysmëfinaleve të Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të ndizet këtë të mërkurë me finalen e parakohshme pasi në Camp Nou do të luhet Barcelona-Liverpool. Në gjysmëfinalen e parë mes tyre një gjë është sigurtë, emocionet dhe spektakli janë të garantuar. Blaugranat janë favoritë në këtë sfidë të parë për faktin se kanë  në skuadër edhe lojtarin më të mirë në qarkullim Lionel Messin, por në krahun tjetër The Reds kanë një skuadër të mirëstrukturuar me lojtarë të rëndësishëm në çdo pozicion, duke filluar që nga porta me Allison për të vazhduar në mbrojtje me Van Dijk në mesfushë me Henderson e Wijnaldum dhe në sulm me treshen fantastike Salah-Firmino-Mane. Parashikohet një duel shumë i luftuar me Barçën që do të tentojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të hedhur një hap të madh përpara drejt kualifikimit. Për herë të fundit në Champions League, Barcelona dhe Liverpooli janë përballur në vitin 2007, në raundin e 1/8, aty ku The Reds janë kualifikuar më tej me rezultat të përgjithshëm 2-2 por falë një goli më tepër në fushë kundërshtare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...