Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sot në 20:45, Levante sfidon Realin, Sadiku e nis nga tribuna

Fitorja 4-1 me Valencian, më e thella për Realin në 11 përballjet e fundit me “Los Che” shërbeu për të qetësuar menjëherë ambjentin e trazuar madrilen, që të paktën iu gëzua më në fund një triumfi të këtyre përmasave, për më tepër brenda në Mestalla. Për të dytën javë rresht “Los Blancos” do të luajnë në Komunitetin Valencian, por këtë herë me një ndryshim të madh, pasi në orën 20:45 përballë këtë radhë qëndron një skuadër si Levante, që u përforcua ndjeshëm gjatë muajit janar. Në kalendar pra është takimi me Levanten si dhe ndeshja me ekipin bask Real Sociedad, sidoqoftë që të gjithë mezi presin datën 14 shkurt, për të kuptuar forcën e vërtetë të skuadrës “merenge”, në përballjen me Paris SG e frikshëm të treshes Neymar – Mbape – Cavani, që në fakt kuptohet që tani me diferencë si klubi favorit për të eliminuar kampionët në fuqi nga Championsi. Trajneri Zinedine Zidane për momentin po mundohet të mbajë të bashkuar grupin dhe të shfaqet optimist, ndërkaq trajneri francez në Valencia do të paraqitet sërish me BBC-në e famshme, për ta përgatitur kështu ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat e mëdha që e presin në vazhdim. Levante në krahun tjetër pasi e frenoi Realin në një barazim 1-1 brenda në Bernabeu në fazën e parë, kërkon patjetër të ndalë serinë e rezultateve negative, teksa krenohet me vetëm 1 fitore në 16 ndeshjet e fundit në Primera Division. Skuadra ka rrëshqitur në pesëshen e fundit të kampionatit spanjoll, megjithatë drejtuesit kanë reaguar shpejt dhe pa humbur kohë, duke u përforcuar me plot shtatë futbollistë që në muajin e parë të vitit, madje tre prej tyre pikërisht në ditën e fundit të merkatos. Nëse mesfushori Ruben Rochina dhe sulmuesi Giampaolo Pazzini do të luajnë në vazhdim në formë huazimi, nga Rubini i Kazanit dhe Verona, klubi në krahun tjetër shpenzoi një milionë euro për të tërhequr nga Legia e Varshavës sulmuesin e përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku, që mezi pret për të bërë debutimin në ligën spanjolle. Më herët, në orën 16:15 me interes pritet gjithashtu edhe takimi Real Betis – Villarreal, sidomos pas daljes në sipërfaqe të “nëndetëses së verdhë” dhe afrimit të skuadrës së trajnerit Javi Calleja me Zonën Champions.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...