Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Sot në 21:00 Lazio-Fiorentina, në lojë është bileta e gjysmëfinaleve

Lazio-Fiorentina në fushë vetëm 1 ditë pas Krishtlindjes. Këtë vit për festa nuk luhet vetëm në Angli pasi edhe Italia ka ndryshuar format. Për ta bërë më tërheqës kampionatin dhe Kupën e Italisë, liga italiane e futbollit ka vendosur që të luhet pa pushim nga data 23 deri në 6 Janar. Në Boxing Day do të jetë rradha e Lazios dhe Fiorentinës për të zbritur në fushë. Në Olimpico të Romës bardhekaltrit dhe vjollcët do të diskutojnë mes tyre çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë me një objektiv të vetëm të sigurojnë biletën e gjysmëfinales. Përballë Lazios do të jetë Stefano Pioli njeriu që riktheu skuadrën kryeqytetase në nivelet më të larta dhe frytet tashmë po i merr Simone Inzaghi. Pas eksperiencës jo shumë pozitive te Interi, Pioli kërkon të lerë shenjë te Fiorentina por misioni për t’u kualifikuar mbrëmjen e sotme do të jetë shumë i vështirë, pasi Lazio, përjashto Juventusin është një nga skuadrat që ka patur ecurinë më të mirë në këto vitet e fundit në Kupën e Italisë, madje sezonin e kaluar u mposht në finalen e madhe pikërisht nga bardhezinjtë e Allegrit duke fituar më pas Superkupën e Italisë. Duke patur parasysh faktin që bardhekaltrit të shtunën luajnë një sfide direkte me Interin për zonën Champions, Simone Inzaghi pritet të lërë pushim spanjollin Luis Alberto por ndërkohë të gjithë titullarët e tjerë do të jenë në fushë përfshi këtu edhe portierin shqiptar Thomas Strakosha. Ky duel vjen vetëm disa javë pas asaj përballjeje në kampionat që përfundoi 1-1 pas një penalltie të akorduar në fund nga gjyqtari Massa në favor të Fiorentinës që krijoi shumë polemika duke irrituar edhe drejtorin sportiv të bardhekaltërve Igli Tare. Lazio-Fiorentina do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...