Europa League

Sot në fushë Partizani, Luftëtari e Laçi, bluzinjtë më të avantazhuar, Shkupi sfidon gjigandët skocezë

Pas debutimit të Kukësit në Champions League, sot është radha e tre skuadrave të tjera të Kategorisë Superiore që marrin pjesë në kompeticionet europiane. Luhet turi i parë kualifikues i Europa League dhe sot pasdite do të bejë debutimin absolut në kompeticionet europiane Luftëtari, ndërsa Partizani dhe Laçi rikthehen të marrin pjesë në këtë kompeticion. Të Kuqtë kanë sfidën më të vështirë në letër pasi në orën 17:30 do të presin në Selman Stërmasi, Mariborin. Sllovenët janë një skuadër me emër në arenën europiane dhe pavarsisht se e nisin nga turi i parë kualifikues synojnë grupet e këtij kompeticioni ndërsa kanë në gjirin e tyre edhe futbollistin e kombëtares shqiptare Valon Ahmedi. Maribori një vit më parë merrte pjesë në grupet e Championsit dhe gjithçka të bën të mendosh që kalimi i këtij turi konsiderohet një mision thuajse i pamundur për Partizanin por në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

12 korrik 2018. Data kur Luftëtari takohet me historinë. Gjirokastritët do të shënojnë këtë të enjte pjesëmarrjen e parë në arenën ndërkombëtare në 89 vite prej themelimit të klubit.90 minutat e para në Europa League luhen ndaj Ventspilsit të Letonisë. Një kundërshtar i mësuar me kupat e Europës, që ndër vite ka marrë pjesë rregullisht.Natyrisht që problemi më i madh lidhet me mungesën e Eduart Rrocës, i cili do të humbasë duelin dysh në turin e parë kualifikues. Problemet në muskujt e barkut janë rishfaqur, në një periudhë kur mesfushori kishte shansin të tregonte vlerat edhe në arenën ndërkombëtar.

Tjetër mungesë me peshë është edhe ajo e mbrojtësit Jakovljeviç, i cili po rikuperohet pas operacionit në gju. E megjithatë te Luftëtari janë optimistë. Me Dejvi Bregun të rikthyer në huazim dhe me Vasil Shkurtajn në sulm, skuadra e trajnerit Kostiç shpreson dhe beson se nuk do të dalë pa rezultat pozitiv nga kjo trasfertë.Rivalët e Ventspils kanë edhe avantazhin se e kanë nisur sezonin prej muajit mars, ku kanë luajtur 13 javë në ligën elitare të Letonisë. Megjithatë, forma e fundit e shfaqur nuk ka qenë më e mira, me ekipin që ka pësuar tre humbje radhazi në kampionat dhe vetëm pak ditë më parë u kthyen te fitorja në ndeshjet e Kupës.

Të enjten në orën 16:45 në stadiumin Ventspils, Luftëtari ka takimin me historinë. Një ndeshje ku gjirokastritët janë gati të shkëlqejnë për ta vazhduar sa më gjatë ëndrrën europiane.

Rrugëtimi i Lacit në Europa League do të nisë të enjtën në orën 19 në stadiumin “Antonis Papadopulos” të Larnacës aty ku kurbinasit do të përballen me Anorthosis.Bardhezinjtë të cilët prej tre javësh drejtohen nga Besnik Prenga do të kërkojnë të rregjistrojnë një rezultat pozitiv që në sfidën e parë për të tentuar kualfikimin në takimin e kthimit në Shqipëri. Laçi ka një bonus në këtë takim që është mos prania e tifozëve vëndas në stadium duke qënë se UEFA e ka dënuar klubin qipriot me 2 ndeshje pa praninë e spektatorëve.E vetmja mungesë për laçianët është ajo e Abdurrahman Fangajt , teksa në mbrojtje pritet të rreshtohen Sefgjini, Hoxhallari, Gjoni teksa ka gjasa që në mbrojtje të tërhiqet edhe Shtubina, ndërkohë që sulmi mund të formohet nga Xhixha e Uzuni.Në anën tjetër mungesa kryesore e Anorthosis është ajo e Girdon Schildenfeld, teksa po ashtu si kurbinasit edhe skuadra me bazë në Larnaca ka pësuar jo pak ndyrshime gjatë merkatos së verës.Nuk do të jetë nëj mision i thjeshtë për kurbinasit duke llogaritur që buxheti i Anorthosis është shumë më i lartë se ai i klubit shqiptar, gjtihsesi shanset ekzistojnë për të bërë suprizën në Larnaca.

Ndërkohë në orën 20:45 do të zbresë në fushë edhe skuadra tjetër shqiptare pikërisht Shkupi që do të sfidojë në mitikun Ibrox Stadium të Glasgoë gjigandët skocezë të Rangers që një drejtohet nga një legjendë e futbollit anglez ish kapiten i Liverpoolit Steven Gerard.

To Top