Në Ipko Superligën e Kosovës, sot luhet një copëz e titullit. Në kryeqytet Prishtina pret Feronikelin në supersfidën e javës së 21-të, një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme që mund të vendosë fatet e titullit. Në vetëm 3 ndeshje në 2019-ën nga -1 pikë, Feronikeli i Zekirija Ramadanit jo vetëm që ka parakaluar Prishtinën në renditje, por tashmë e sheh veten 5 pikë përpara skuadrës së Mirel Josës. Një fitore e skuadrës nga Drenasi sot do t’i jepte një goditje të rëndë kampionatit dhe do të vriste deri diku garën për titull. 2019-ta ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën e Josës që përveç se është eliminuar nga Digitalb Kupa, ka pësuar edhe dy humbje në tre takime të kampionatit, prandaj sot Prishtina nuk ka rrugë tjetër veçse fitores edhe pse në këtë sfidë do të jetë pa kapitenin Armend Dallku i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Llapit. Sot në orët 17:00 nën dritat e prozhektorëve në stadiumin Fadil Vokrri, parashikohet një sfidë shumë e luftuar dhe që pritet të dhurojë emocione të mëdha. Një sukses i Prishtinës do ta bënte edhe më të bukur kampionatin pasi mund të rifutet fuqishëm në garën për titull edhe Llapi për një luftë treshe deri në fund.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...