Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sot, ora 18:00, Partizani – Kukësi për Europën, Vllaznia – Teuta sfidë mbijetese

Partizani dhe Kukësi një vit më parë luftonin për titullin në Superiore ndërsa sot rivaliteti mes dy klubeve vazhdon për Europën. Në pritje se çfarë do të ndodhë me dosjen “Skënderbeu”, Kukësi dhe Partizani kanë jo pak për të luftuar mes tyre në supersfidën e kësaj jave,  edhe pse të kuqtë janë të cunguar në formacion.

Në statistika dhe në formë, të paktën në këto javët e fundit të kuqtë qëndrojnë më lart, teksa kanë mundur të marrin 4 pikë ndaj verilindorëve në sfidat direkte këtë sezon. Të dyja skuadrat nuk kanë patur shumë qëndrueshmëri në ecurinë e tyre, por në dy fazat e fundit është e rëndësishme gjetja e një stabiliteti në lojë dhe si Partizani e Kukësi e dinë se një fitore ndaj një rivali direkt mund të karikojë jo vetëm ambientin, por mund të prodhojë dhe një siguri te lojtarët për një seri pozitive që mund të dërgojë drejt objektivit final.

Për Kukësin dhe nga rrethanat në të cilat gjendet Partizani me dëmtimet dhe pezullimet, ndoshta fitorja është detyrim. Verilindorët nuk fitojnë prej pesë ndeshjesh, por në fund përtej çdo llogarie të dyja skuadrat do të japin më të mirën e tyre për ta bërë këtë sfidë një imazh të Superiores, siç meriton të jetë.

Në të njëjtën orë, Vllaznia dhe Teuta do të zbresin në “Loro Boriçi” në një sfidë që nuk do të jetë thjesht një përballje e zakonshme kampionati, sepse mund të përcaktojë shumë se cila prej tyre do të vazhdojë të qëndrojë në Superiore sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye kjo përballje e së hënës mes Vllaznisë dhe Teutës është dhe si një finale e parë në garën për mbijetesën, ku fituesi mund të ketë një bonus jo të vogël për pjesën e mbetur të sezonit.

Vllaznia për momentin ka një pikë më tepër në renditje, por bilanci me Teutën nuk e ndihmon. Një fitore për shkodranët do të ishte një minishkëputje drejt shpëtimit dhe një hap jo i vogël drejt këtij objektivi. E njëjta gjë vlen dhe për Teutën, që në “Loro Borici” e ka të qartë se të paktën nuk duhet të humbasë, për të pritur më pas finalen e dytë në fazën e fundit në “Niko Dovana”.

Sigurisht është paksa e dhimbshme të shohësh dy ekipe që kanë fituar trofe në Superiore që duhet të luftojnë për një objektiv të tillë si qëndrimi, aq më tepër që planet në fillim të kampionatit ishin të ndryshme. Superiorja ka treguar se emri e tradita vlejnë pak.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...