Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sot ora 18:30 Arsenal-Chelsea, derbi londinez premton spektakël

Një derbi që mund të vendosë shumë. Sot në orën 18:30 në Emirates Stadium, Arsenali pret Chelsea-in në një duel të paparashikueshëm që pritet të dhurojë spektakël të cilin keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport. Topçinjtë do të kërkojnë të hakmerren në një farë mënyre ndaj bluve të Sarrit për atë humbje të fazës së parë, të pamerituar për atë çfarë Arsenali tregoi në fushë. Një disfatë sot do ta largonte gjithnjë e më shumë nga zona Champions, skuadrën e Unai Emery dhe për këtë arsye për Arsenalin objektiv është vetëm fitorja. Në krahun tjetër Chelsea i Sarrit, do të kënaqej edhe me një barazim duke patur parasysh faktin që ka 6 pikë avantazh ndaj topçinjëve dhe Djajëve të Kuq dhe objektivi i Chelsea-it në këtë sezon është një vend në 4-shen e parë të Premier Leagues. Welbeck dhe Loftus-Cheek janë mungesat e sigurta në të dy kampet ndërkohë që në dyshim janë Mkhitaryan për Arsenalin dhe Alvaro Morata i cili është shumë pranë largimit nga Chelsea.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...