Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sot ora 18:30 Watford-Liverpool, të kuqtë në spritin final drejt titullit!

Liverpooli i drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp po fshin çdo rekord të futbollit anglez dhe “të kuqtë” kanë rastin për t’u afruar akoma më shumë me titullin e parë në historinë e Premier League-s, teksa do të vizitojnë në orën 18:30 në Vicarage Road ekipin e Watford-it. Përmbysja e madhe e ditës së hënë, në Anfield në çerekun e fundit të takimit, ndaj “çekanëve” të West Ham-it e coi klubin nga Merseyside në 26 fitore në 27 ndeshjet e zhvilluara, në këtë edicion të kampionatit anglez dhe Liverpooli mund ta sigurojë matematikisht titullin e parë në ishull pas plot tre dekadave, nëse fiton katër ndeshjet e radhës. Kundërshtarët në kalendar në Premiership janë Watford, Bournemouth, Everton dhe Crystal Palace, kështu që pavarësisht rendimentit të City-t të Guardiolës, nëse “The Reds” fitojnë këto katër takime ekipi i drejtuar nga 52-vjeçari gjerman do të garantojë titullin që më datë 21 mars, pra plot dy muaj përpara mbylljes së vërtetë të këtij edicioni në Premier League.

Sfidën e fundit në kampionat “të kuqtë” do ta kenë në St James’s Park me Newcastle United, megjithatë festa e titullit dhe dorëzimi i trofeut janë rezervuar pikërisht për datën 9 maj, kur në fakt ekipi nga Merseyside do të mbyllë ndeshjet në shtëpi, përballë “bluve” të Chelsea-t. Takimi me Watford-in pritet të jetë tepër i vështirë, pasi edhe në fazën e parë Liverpooli ishte me shumë fat, jo vetëm që ia doli për të fituar ndeshjen por mbi të gjitha me dy gola diferencë. Pas emërimit të trajnerit Nigel Pearson “grerëzat” dolën përkohësisht nga zona e ftohtë, ndërsa tani me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e fundit Watfordi ka rrëshqitur në pozicionin e parafundit në tabelën e renditjes. Trajneri shvab nuk ka probleme me formacionin dhe të vetmit lojtarë që mungojnë janë dy kapitenët e skuadrës, Jordan Henderson dhe James Milner, gjithsesi Liverpooli ka fituar 4 sfidat e fundit ndërmjet tyre në kampionat, duke shënuar plot 15 gola dhe pa pësuar qoftë edhe një gol të vetëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...