Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sot ora 20:30 Napoli-Lazio, San Paolo gati për derbin e shqiptarëve!

Pas shkëputjes 3 javore Serie A hapi dyert për fazën e dytë dhe kampionati italian vijon rrugëtimin me një duel si Napoli-Lazio, që përbën padyshim edhe takimin më të rëndësishëm të javës së 20. Jo më kot për një ndeshje të tillë është rezervuar ora 20:30, sfidë e veçantë për të dy ekipet, pasi “të kaltërit” e Ancelotti-t konsiderohen si skuadra anti – Juve e kampionatit, ndërsa Lazio në krahun tjetër synon që këtë herë ta mbyllë sezonin brenda zonës Champions. Ekipi i Simone Inzaghi-t si gjithmonë mbetet një kundërshtar tepër i respektuar, por mbi të gjitha edhe shumë i vështirë për t’u mundur. Miqtë kanë humbur vetëm 1 nga 9 sfidat e fundit në kampionat, ndërsa klubi nga Campania është thyer në vetëm 1 nga 12 takimet e fundit në Serinë A, periudhë ku gjithsesi Napoli ka fituar treçerekun e ndeshjeve në dispozicion. Vendasit do të kenë probleme me formacionin, sepse përveç kapitenit Marek Hamsik do të mungojnë për shkak kartonash edhe tre lojtarë shumë të rëndësishëm si Koulibaly, Insigne dhe Allan, ndërkaq pa telashe nuk është as Simone Inzaghi që nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Adam Marusic. Napoli ka fituar katër përballjet e fundit mes këtyre dy klubeve, madje tre prej tyre me nga tre gola diferencë, ndërsa në takimin e fazës së parë, pesë muaj me herët, skuadra e Ancelotti-t përmbysi disavantazhin për të dalë nga Olimpico me fitoren 2-1. Kjo sfidë do të jetë edhe një derbi shqiptarësh me Strakoshën që e ka të sigurtë vendin mes shtyllave ndërkohë që mbetet për t’u parë çfarë do të bëjë Ancelotti me Hysajn. Në orën 18:00 interes ngjall gjithashtu edhe dueli Cagliari-Empoli, takim tepër i rëndësishëm në pjesën e poshtme të tabelës së renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...