Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Watford-Man.United në orën 21:00/ Për “Djajtë” fitorja detyrim

Premier League nuk merr “frymë”, pasi rikthehet këtë mesajvë me ndeshjet e javës së 14-të. Sytë e të gjithëve do të jenë në Hertfordshire pasi në stadiumin “Vicarage Road” Watfordi i Marco Silvës, që është edhe një prej skuadrave surprizë të këtij sezoni do të presë Manchester United. “Djajtë e Kuq” vinë në këtë sfidë pas 2 fitoreve shtëpiake ndaj Newcastle dhe Brighton, por sot në mbrëmje misioni do të jetë më i vështirë për djemtë e Mourinhos pasi Watfordi pas 13 javëve të para me meritë pozicionohet në vendin e 8-t, vetëm 4 pikë larg zonës Champions dhe për më tepër ka fituar bindshëm dy sfidat e fundit ndaj West Ham dhe Newcastle. Pavarsisht se ka disa mungesa të rëndësishme skuadra e trajnerit portugez Marco Silva do të kërkojë të ndalë hovin e United që synon me çdo kusht fitoren në këtë duel për t’i ushtruar sadopak presion Manchester City-it kryesues dhe për ta ngushtuar përkohësisht në 5 pikë diferencën mes tyre në klasifikim.  Në “Vicarage Road” sezonin e kaluar skuadra e Mourinhos pësoi një humbje shokuese nga Watfordi që në atë periudhë drejtohej nga italiani Walter Mazzarri me shifrat 3-1, megjithatë këtë herë historia ndryshon. Phil Jones dhe kapiteni Michael Carrick do të jenë mungesat e vetme të United në këtë ndeshje që do të vijë live për ju në kanalin Supersport 2 duke filluar që prej orës 21.00. Në sfidat e tjera të ditës së sotme në Premier League, spikat dueli mes Leicester City dhe Tottenham Hotspur, dy skuadrave që luftuan deri në fund për titullin përpara dy sezonesh me “Dhelprat që dolën triumfues, megjithatë sot miqtë nga Londra janë favoritë pasi nuk kanë rrugë tjetër veç fitores duke patur parasysh faktin që në 2 ndeshjet e fundit kanë grumbulluar vetëm 1 pikë. Dy sfidat e tjera të mbrëmjes janë Brighton-Crystal Palace dhe WBA-Newcastle.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...