FA Cup

Sot përcaktohet finalistja e dytë, Lampard përballë “tersit” Man. United

Dy vjet pas finales së vitit 2018 “Wembley” bëhet gati të presë sfidën e radhës ndërmjet dy prej skuadrave më të rëndësishme të kompeticionit më të vjetër në rruzull, në rang klubesh. Duke lënë mënjanë Arsenalin që kryeson me 13 trofe, Manchester United dhe Chelsea numërojnë së bashku plot 20 kupa gjithsej në FA Cup, por mbi të gjitha ky takim po shndërrohet gjithashtu edhe në duelin më të frekuentuar të këtij kompeticioni. Që pas mbërritjes së Jose Mourinho-s në drejtimin e ekipit londinez, rivaliteti ndërmjet “bluve” dhe “djajve të kuq” mori përmasa të tjera.

Si për ironi të fatit trajneri i mirënjohur portugez ishte në radhët e “red devils”, kur me italianin Antonio Conte në timon klubi kryeqytetas ngriti trofeun në finalen e madhe të vitit 2018-ës, pas një 11-metërshi krejtësisht naiv të shkaktuar nga qendërmbrojtësi Phil Jones në dëm të belgut Eden Hazard. Në atë sfidë United dominoi ndeshjen, duke tentuar plot 18 herë portën kundërshtare, kundrejt vetëm 6 goditjeve që provoi gjithsej skuadra e Chelsea-t. E pra falë atij triumfi blutë barazuan klubin tjetër londinez Tottenham Hotspur në kuotën 8 trofeve, ndërsa Manchester United mbeti në vendnumëro, me 12 trofe të fituar në kompeticionin e Kupës së Federatës.

Dy ekipet njihen shkëlqyeshëm me njëri–tjetrin, falë edhe përplasjeve të shpeshta që kanë patur gjatë viteve të fundit. Duke përfshirë natyrisht edhe Kupën e Ligës, kjo është përballja e katërt e sezonit 2019-20 ndërmjet Chelsea-t dhe Manchester United, madje sfida e gjashtë në më pak se një vit e gjysmë kohë, ndërmjet këtyre dy klubeve. Sado e çuditshme që mund të duket, që pas mbërritjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në drejtimin e “djajve të kuq”, blutë jo vetëm që nuk njohin më fitore, por kanë humbur plot 4 nga 5 këto përballje. Të dy ekipet janë në rivalitet të ashpër gjithashtu edhe në Premier League, ku ndahen nga thjesht një pikë, madje mes tyre si për t’i ndërlikuar akoma më shumë llogaritë qëndrojnë edhe “dhelprat” e Leicester City-t.

United do të presë vetëm tre ditë më pas “çekanët” e West Ham-it, që do të vizitojnë të qetë të mërkurën në mbrëmje “Teatrin e Ëndrrave”, pasi siguruan qëndrimin në elitën e futbollit anglez për një tjetër sezon, për më tepër në rrethana të tilla David Moyes do të mundohet të bëjë dëm në “Old Trafford”, për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e “red devils”, menjëherë pas emërimit të tij në vend të ish-trajnerit legjendar të klubit Alex Ferguson. Pasi u mund dy herë rresht nga Liverpooli dhe Burnley në muajin janar, United çeli një seri pozitive, që tashmë numëron plot 19 ndeshje pa humbje në të gjithë kompeticionet dhe në mënyrë të kuptueshme gjithçka ka ndryshuar pas blerjes nga Sportingu i Lisbonës të ish-kapitenit të “luanëve” Bruno Fernandes.

Luzitani 25-vjecar u bë i pari lojtar në historinë e klubit, pas të madhit Cristiano Ronaldo dhe vetëm lojtari i shtatë në historinë e këtij aktiviteti që shpallet dy herë rresht si futbollisti më i mirë i muajit në Premiership. Fernandes ka luajtur në çdo ndeshje dhe ndoshta kjo gjë ka influencuar në një lloj rënie në dy sfidat e fundit me Southampton-in dhe Crystal Palace-n. Është e qartë që trajneri norvegjez e ka mbingarkuar mesfushorin e përfaqësueses portugeze, kështu që Solskjaer duhet të fillojë të mendojë edhe për zgjidhje të tjera në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, që do të luhet në “King Power Stadium” ndaj Leicester City-t, vetëm një javë pas sfidës me Chelsea-n.

Sigurisht trajnerit nordik i nevojitet sa më shpejt që të jetë e mundur një trofe, pasi drejtuesit e klubit kanë shpenzuar shuma marramendëse për ta ndihmuar në fuqizimin e skuadrës, megjithatë në mënyrë të kuptueshme Zona Champions përbën objektivin kryesor, sepse nëse nuk arrihet duke llogaritur investimet që janë bërë, atëherë sezoni do të konsiderohej me plot gojën i dështuar. Interesant është fakti që Franck Lampard në krahun tjetër i ka humbur që të gjitha sfidat e këtij sezoni me “djajtë e kuq”. Chelsea i tij u mund 4-0 që në start, ndonëse i dominoi “red devils” brenda në “Old Trafford”, ndërsa më pas 42-vjecari londinez bashkë me Chelsea-n e tij u eliminua brenda në “Stamford Bridge”, pas humbjes 2-1 në fazën e 1/8 në kupën e Ligës, sakaq në takimin e fazës së dytë United fitoi me nga një gol për çdo pjesë brenda në kryeqytet.

Presioni sa vjen e shtohet te blutë, që ishin “vite dritë” larg Manchester United në renditjen e Premier League-s, ndërsa tani ish-kapiteni përveç takimit gjysmëfinal të Kupës së Mbretëreshës duhet të mendojë gjithashtu edhe për dy përballjet e vështira të kampionatit, në dy ndeshjet e fundit me kampionët e Liverpoolit në “Anfield Road” si dhe me “ujqërit” e Wolverhamptonit në “Stamford Bridge”, ku ekipit i mjaftojnë 4 pikë për të garantuar pjesëmarrjen në Champions edicionin e ardhshëm. Chelsea ka fituar 6 nga 8 takimet e fundit në të gjithë kompeticionet dhe përjashtim bëjnë vetëm derbi i humbur në mënyrë të papritur me West Ham-in si dhe humbja e rëndë që pësoi skuadra në “Bramall” Lane me Sheffield United.

Të dy trajnerët pra janë nën presionin e përmbushjes së objektivit Champions, kështu që mbetet për t’u parë se çfarë lloj formacionesh do të preferojnë për të rreshtuar në fushën e lojës. Chelsea duket sikur ka pësuar një lloj rënie në aspektin e lojës, megjithatë blutë kanë patur 48 orë më tepër për ta përgatitur këtë takim. Te Chelsea do të mungojë Billy Gilmoure që ka humbur sezonin, por gjithashtu edhe mesfushori tjetër N’golo Kante, që nuk është riaftësuar në kohë për këtë duel. Ndërsa në anën tjetër në dyshim janë dy mbrojtësit e krahut të majtë Luke Shaw dhe Brandon Williams, megjithëse në “Selhurst Park” ky rol u mbulua nga mbrojtësi holandez Timothy Fosu – Mensah.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e edicionit të 139 të Kupës së Federatës do të luhet në “Wembley” në orën 19:00 dhe do të drejtohet nga kryesori Mike Dean. Një detyrë e vështirë edhe për të, duke patur parasysh faktin që gjyqtarët po vihen gjithmonë e më tepër në vështirësi nga penalltitë e shumta që ka përfituar United në këtë edicion. Tabloidët britanikë kanë nxjerrë në dritë faktin që “djajtë e kuq” kanë përfituar plot 18 penallti në të gjithë kompeticionet, ku çereku i tyre përbën ofendim për rregulloren, ndërsa çereku tjetër mbetet i dyshimtë.

Mbi të gjitha “red devils” kanë barazuar gjithashtu edhe rekordin historik të penalltive në një sezon të Premier League-s, 13 po aq sa Leicester City në sezonin e titullit si dhe “shqiponjat” e Crystal Palace-t në sezonin 2004-05. Chelsea ka fituar 3 nga 4 sfidat e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në FA Cup, madje me rezultatin e njëjtë 1-0, ndërsa “red devils” krenohen me faktin që i eliminuan 17 muaj më parë brenda në “Stamford Bridge” që në fazën e 1/8 blutë, që asokohe ishin mbajtësit e trofeut, sidoqoftë suksesi në finalen e vitit 2018 i vulosur nga goli i vetëm i takimit i shënuar nga Eden Hazard përbën edhe rastin e fundit kur ky duel është fituar nga ekipi londinez.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency