Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Sot përurohet stadiumi Lusail, impianti modern i finales së Kupës së Botës (video)

Sot përurohet stadiumi i ri ku më 18 dhjetor do të luhet finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”. Një stadium ku të gjithë duan të jenë në atë ditë dhe në të cilin shpresojmë të ngrenë trofenë më të rëndësishëm të futbollit. Në këtë impiant prej 80 mijë vendesh do të zhvillohen 10 ndeshjet e Botërorit, përfshirë finalen e sipërpërmendur dhe Meksikë – Argjentinë, që mbetet ndeshja me kërkesat më të larta për bileta.

Në orën 20:00 (sot) do të luajnë dy nga skuadrat më të suksesshme në Azi dhe Afrikë. Al-Hilal (kampion saudit) kundër Zamalek (kampion egjiptian). Kjo përballje do të shërbejë si testi kryesor për stadiumin përpara ndeshjes së parë të Kupës së Botës. Më herët, në këtë impiant është zhvilluar një një ndeshje e Ligës së Katarit, më 11 gusht, mes Al Rayyan dhe Al Arabi, dy nga klubet më të njohura në këtë vend.

Ky stadium modern është ndërtuar rreth 20 minuta larg qendrës së Dohas. Sot nuk do të shfrytëzohet me kapacitet të plotë, pasi një pjesë të vendeve e zë një skenë e ngritur më parë për një shfaqje muzikore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...