Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sot “priten” biletat për Dinamon dhe Skënderbeun? Gjithçka varet nga Egnatia

Mundësia e vetme e mbijetesës për Dinamon dhe Skënderbeun tashmë është lufta për vendin e tetë të renditjes në Abissnet Superiore, që aktualisht mbahet nga Egnatia me 10 pikë më shumë.

“Blutë” e kryeqytetit do të përballen me korçarët këtë të hënë në orën 16:45 dhe fitorja është kusht për të luajtur mundësinë e fundit të qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar dhe kjo vetëm në rast se Egnatia nuk fiton ndaj Teutës në sfidën që do të luhet po në të njëjtën orë, pasi në rast se rrogozhinasit marrin tri pikë sot, Dinamo dhe Skënderbeu do jenë matematikisht pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit.

Gjatë sezonit 2021-2022 këto dy skuadra janë përballur tre herë me njëra-tjetrën në kampionat dhe ndër këto takime dy janë fituar nga Dinamo me rezultatin 1-0, ndërsa një përballje është mbyllur me barazim pa gola.

Sa i përket sfidës së javës së fundit, korçarët vijnë të motivuar pasi fituan me rezultatin 2-0 ndaj skuadrës që ishte më në formë, Kastriotit, teksa kryeqytetasit nga ana tjetër vijnë pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë.

Ndërsa referuar pesë sfidave të fundit të luajtura në kampionat, Dinamo numëron katër disfata dhe një barazim, me Skënderbeun që duket se ka deri diku ecuri më pozitive, pasi numëron tre humbje, një barazim ndaj Partizanit dhe fitoren ndaj Kastriotit.

Ndikuar edhe nga rezultati i përballjes Teuta-Egnatia sot do të përcaktohet fati për të paktën një prej skuadrave Dinamo-Skënderbeu, ose edhe rënia e të dyja këtyre skuadrave në rast të fitores së rrogozhinasve në “Niko Dovana”, kjo pasi si kryeqytetasit dhe korçarët kanë nga 24 pikë, 10 më pak se Egnatia e vendit të tetë, ndërsa sot luhet java e 33-të e Abissnet Superiore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...