Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sot zbresin në fushë kryesueset, spikat Llapi-Feronikeli

IPKO Superliga e Kosovës do të vijë sot me 3 nga takimet e javës së parafundit, ku në fushë do të zbresin 3 skuadrat që mbajnë vendet e para të renditjes dhe pretendojnë të ngrenë lart titullin kampion.

Kështu vëmendja më e madhe do të përqendrohet në Podujevë, ku Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina do të kërkojë fitoren ndaj Feronikelit kryesues, si e vetmja rrugë për t’u rikthyer në garën për titullin.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina mban vendin e tretë me 69 pikë dhe vjen pas humbjes minimale 1-0 në kryeqytet ndaj Prishtinës, por mund të rihapë shpresat, nëse mposht skuadrën nga Drenasi pasditen e sotme.

Nga ana tjetër, Feronikeli kryeson me dy pikë më tepër se Prishtina, por në javën e fundit do të përballet pikërisht me këta të fundit, në një sfidë vendimtare për titullin kampion.

Skuadra nga Drenasi ka bilanc negativ në përballjet direkte me Prishtinën, ndaj do të synojë fitoren ndaj Llapit, për të shkuar në “finalen” e titullit, me avantazhin e dy pikëve dhe me dy rezultate në favor.

Në të njëjtën orë (16:00), Prishtina e vendit të dytë do të përballet me Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një sfidë ku fitorja është detyrim, për të mbajtur shpresat e titullit deri në javën e fundit.

Edhe kjo sfidë pritet të jetë mjaft e luftuar dhe interesante, pasi nëse Prishtina luan për të synuar titullin kampion, miqtë nga Mitrovica kanë si synim t’i largohen sa më shpejt zonës “Play Out” dhe të sigurojnë mbijetesën.

Sfida tjetër e ditës së sotme është një përballje direkte për mbijetesën, ajo mes Drenicës dhe Ballkanit. Të dy skuadrat kanë nga 39 pikë, ashtu si Trepça ’89 dhe Flamurtari, ndaj fitorja është një detyrim për të dyja, që t’i largohen zonës “Play Out”.

Të tre takimet e sotme startojnë në orën 16:00 dhe do të transmetohen në ekranet e Supersport 2, 3 dhe 4.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...