Pasi firmosi nga Lazio me Wesley Hoetd, Southampton blindon një tjetër mbrojtës. 28-vjecari Maya Yoshida ka zgjatur kontratën e tij me shenjtorët deri në vitin 2020. Lajmi u zyrtarizua nga vetë klubi i Southampton-it. Japonezi luan në “St Mary” që nga viti 2012 dhe në 136 paraqitje me Southampton ka arritur të realizojë dhe 7 gola.
