Premier League

Southampton “sajon” një zgjidhje provizore, ish-portieri i Chelsea sërish shok me Brojën për… 1 muaj

Southampton është në telashe sa i përket portës. “Shenjtorët” vuajnë dëmtimin e dy gardianëve të organikës, teksa pas ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Brighton, aty ku shënoi edhe Armando Broja, numri një i portës Alex McCarthy shfaqi shqetësime.

Kështu, ai i bashkohet në infermieri Fraser Foster duke vendosur në alarm trajnerin Ralph Hasenhuttl, i cili ka kthyer vështrimin nga drejtuesit e klubit duke qenë se nuk i beson portierit të tretë, 23-vjeçarit Harry Lewis. Në fakt, klubi nuk po qëndron duarkryq para kësaj situate dhe në mediat britanike raportohet se kanë gjetur një zgjidhje emergjence. Me Southampton është gati të bashkohet Willy Caballero, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Manchester City dhe Chelsea, aty ku ka pasur njohje edhe me Brojën.

Aktualisht, argjentinasi është në moshën 40-vjeçare, ndërsa është pa kontratë prej fundit të sezonit të kaluar kur mbylli marrëveshjen me Chelsea. Gjithsesi, Caballero pretendon se është në formë duke qenë se ka vazhduar stërvitjen te klubi i Ligës së Parë, Wimbledon.

Ndaj, pritet që ditën e sotme, Caballero të kryejë vizitat mjekësore për t’u vendosur më pas në dispozicion të skuadrës, teksa marrëveshja me gardianin do të jetë vetëm për një muaj, derisa dy portierët e skuadrës të kalojnë problemin me dëmtimet.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency