Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Southamptoni “çmendet” për Brojën, gati oferta rekord për Chelsea-n

Southamptoni tashmë është i bindur për aftësitë e Armando Brojës dhe është gati për të bërë një ofertë rekord për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Shenjtorët” do të ofrojnë 25 milionë stërlina për shërbimet e 20-vjeçarit, që këtë edicion ka shënuar pesë gola në Premier League dhe dy gola në Kupën e Ligës. Me paraqitjet e bëra, Broja i ka magjepsur të gjithë, duke dëshmuar se është një lojtar me shumë cilësi, i gatshëm për të shpikur gola nga hiçi, apo për të shërbyer për shokët e skuadrës në çdo lloj momenti.

Topi tani kalon tek Chelsea, që duhet të vendosë për fatin e Brojës. Blutë e Londrës i rinovuan kontratën sulmuesit në verë, duke nënshkruar për pesë sezone, por me afrimin e Romelu Lukakut e huazuan tek Southamton deri në fund të sezonit për t’i dhënë më shumë minuta. Trajneri Thomas Thuchel pak ditë më parë u shpreh: “Broja është lojtar i yni”, duke treguar se e ka në kosnideratë paraqitjen e Brojës dhe do të jetë pikërisht ai i cili do të thotë fjalën e fundit nëse do e lërë Brojën që të transferohet përfundimisht tek “Shenjtorët”.

25 milionë paundë është një shifër e konsiderueshme që me siguri do ta bëjë Chelsea-n të mendohet mirë, për shkak se bëhet fjalë për një lojtarë që është vetëm 20 vjeç. Nuk përjashtohet mundësia që Chelsea të kërkojë kohë, së paku deri në fund të sezonit, për të monitoruar ecurinë e Borjës, për të vendosur më pas nëse do të shesë kartonin e tij, apo trajneri Thomas Tuchel do t’i bëjë vend në “Stamforde Bridge”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...