Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Southgate: Barazimi ndaj Italisë? Sigurisht që na kënaq, për ne mjafton kualifikimi në EURO 2024

southgate
southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kënaqej me një barazim, tekniku i “Tre Luanëve” e pohoi diçka të tillë.

Lexo edhe: 

“Po, sigurisht edhe barazimi është ok. Objektivi i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian, paraqitjet tona deri në këtë moment na kanë vendosur në këtë pozicion të fortë në grup. Ne duam të luajmë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen, por sigurisht nëse në minutën e 87-të jemi në barazim, nuk duhet të bëjmë gjithçka për të fituar, por në atë moment do të mjaftojë një barazim”-tha ai.

Ndërsa duke folur për rastin e Henderson, tekniku shtoi se nëse do të duhej do ta mbronte sërish.

“Sigurisht, 100%. Unë zgjedh lojtarët që mendoj se në këtë moment përfaqësojnë më së miri vendin, ekipin, ata që na japin shanset më të mira për të fituar. Në këtë kuptim ka nga ata që mund të mos pajtohen me mua, me Hendersen dhe me faktin që në të kaluarën ishte shprehur pro lëvizjes LGBTQ. Zgjedhja e tij i takon vetëm atij dhe mendoj se nuk ka arsye për ta ofenduar. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve kemi një lidhje të fortë me ta, por ne do të vazhdojmë të mbështesim Jordan-in si të tjerët. Përzgjedhja e lojtarëve nuk bazohet në një garë popullariteti”-deklaroi Southgate.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...