Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Southgate e la pa Kupë Bote, kampioni i dëshpëruar: Ishte ëndrra ime e madhe!

Fikayo Tomori është një nga mbrojtësit anglezë më të mirë në qarkullim, por Gareth Southgate vendosi të mos e grumbullonte në Kupën e Botës kampionin e Italisë. 24-vjeçari zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Fiorentinës, duke qenë nga të paktët lojtarë të ekipit të Piolit që bëri mirë.

Milani pati shumë fat në suksesin 2-1 ndaj skuadrës nga Firence, por në fund arriti të merrte tri pikët. Tomori e pranon se ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e ftesës nga kombëtarja e Anglisë, por zemërimin e tij do ta kthejë në punë dhe performanca edhe më të mira.

Doja të shkoja në Botëror, doja të grumbullohesha me Anglinë. Kjo është ëndrra më e madhe e çdo futbollisti. Do të vazhdoj të punoj, shpresoj të rris nivelin tim me Milanin. Jam i zhgënjyer, por e vetmja gjë që mund të bëj është të vazhdoj të luaj si ndaj Fiorentinës”, deklaroi Tomori.

Lojtari i lindur në Kanada, numëron tri ndeshje me “Tri Luanët”, teksa është pjesë e Milanit prej janarit të vitit 2021, skuadër me të cilën fitoi Serie A sezonin e kaluar, ndërkohë që është kthyer në liderin e prapavijës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...