Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Southgate: Është momenti të shkruajmë historinë, zëvendësimet do vendosen nga loja

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të gjysmëfinales së EURO 2024 ndaj Holandës, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate deklaron se ekipi i tij është gati për të shkruar historinë.

Duke folur për pikat e forta, anglezi theksoi se kryesorja në skuadrën e “Tre Luanëve” është fakti se tani ky ekip ka më pak frikë dhe më pak frenim.

Lexo edhe:

“Ka ardhur momenti dhe skuadra është gati për të bërë historinë. Një nga pikat tona të forta ndër vite është fakti se tani kemi më pak frikë dhe jemi më pak të frenuar. Në fillim të turneut pritshmëritë peshonin shumë dhe zhurma nga jashtë nuk kishte qenë kurrë më e fortë”-tha fillimisht tekniku i Anglisë.

Më tej, i pyetur për zëvendësimet dhe për faktin që në ndeshjet e mëparshme ato janë bërë në një moment të konsideruar të vonë, Southgate u shpreh se është loja që i vendos ato.

“Loja do të vendosë zëvendësimet që ne bëjmë. Nuk janë të kushtëzuara se kur apo se kush duhet të zëvendësohet, e gjitha varet nga loja. Gjithmonë duke parë freskinë e ekipit dhe ekuilibrin e ekipit dhe nëse ndryshimet do të bëjnë një përmirësim të ekipit apo jo. Loja do të na çojë në një drejtim të caktuar që do të ndikojë pastaj edhe në vendimet”-shtoi trajneri i Anglisë.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...