Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Southgate: Franca duhet të shqetësohet për sulmin tonë, 4 vite më parë nuk do kisha folur kështu!

Përpara çerekfinales së Kupës së Botës, Gareth Southgate ka lënë të kuptohet Franca duhet të shqetësohet se si të ndalojë talentet e sulmit të Anglisë.

Në konferencën e dhënë në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Anglisë u shpreh se ekipi i tij duhet të mendojë të sulmojë sa më shumë.

“Nuk ka kuptim të hyjmë në një lojë si kjo dhe të mendojmë për t’u mbrojtur. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe synojmë ta bëjmë këtë,” tha ai.

Më tej, Southgate theksoi se nëse kjo sfidë do të ishte zhvilluar në Rusi 2018 nuk do të fliste në këtë mënyrë siç po bën në Katar 2022.

“Katër vjet më parë, nëse do të kishim luajtur me Francën, mund të kishim folur se mund të bënim një lojë të mirë, por sinqerisht nuk kishim asnjë paraqitje të lënë pas, përvoja të ndeshjeve shkëlqyera që mund të na jepnin vërtet besimin se mund të fitonim. Tani kemi pasur shumë ndeshje pozitive dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të balancuara.”-deklaroi tekniku.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...