Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Southgate, futbolli nuk vjen në shtëpi në këtë mënyrë”!

Ecuria pa fitore e Anglisë vijoi teksa kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate zbriti një Ligë më poshtë në Nations League duke konfirmuar momentin negativ. Tre Luanët janë në formën më të dobët të tetë viteve të fundit dhe kanë vetëm një ndeshje të mbetur para se të nisin Kupën e Botës Katar 2022, teksa do të presin Gjermaninë në Ëembley më 26 Shtator.

Në dy turnetë kryesorë nën drejtimin e Southgate, Anglia arriti gjysmëfinalen në Rusi 2018 me një skuadër relativisht të re por që ia doli të përsërisë ecurinë e Italia 90′. Në Europian, Southgate superoi arritjen e tij më të mirë në stolin e shpikësve të futbollit, teksa arriti finalen pasi eliminoi Gjermaninë, Ukrainën dhe Danimarkë ndërsa u mund në mënyrë dramatike ndaj Italisë.

E sigurt është që anglezët kanë bërë progres në turnetë e fundit, në kontrast me paraqitjet zhgënjyese që ishim mësuar të shihnim nën drejtimin e Roy Hodgson, që pikën më të ulët e arriti me eliminim turpërues nga Islanda në Euro 2016. Shkarkimi i Hodgson u shoqërua me skandalin e Sam Allaradyce, me trajnerin anglez që qëndroi vetëm 67 ditë si trajner i Tre Luanëve.

Humbja më e thellë në shtëpi që nga viti 1928, e pësuar përballë Hungarisë 4-0 në muajin Qershor, lëkundi jo pak pozitat e Southgate. Presion që vetëm sa është shtuar nëpërmjet performancave të dobëta në prag të Kupës së Botës. Ndeshja përbllë Gjermanisë tashmë paraqet shansin e fundit të Southgate për të profilizuar qartë lojtarët që do t’i besojë në eventin më të madh futbollistik, për të zgjidhur dilemat e formacionit dhe përzgjedhjet në repartet e caktuara.

Maguire është problemi më i vogël i Southgate, pasi më shumë se kurrë ‘jehon’ britma e mos shënimit të një goli të vetëm nga loja e hapur që nga miqësorja në Mars përballë Bregut të Fildishtë, pasi në këtë numërim nuk hyn goli i Kane nga pika e bardhë e penalltisë në barazimin 1-1 në Qershor ndaj Gjermanisë.

Për Anglinë nuk është një moment për t’u relaksuar, përkundrazi duhet të ngrihet këmbana e alarmit, pasi po përjetojnë ecurinë më të gjatë pa fitore në ndeshje kompetitive ndërkombëtarë që nga Tetori 1992 dhe për një përfaqësuese në kërkim të lavdisë në Botëor që nga viti 1966 performanca të tilla nuk janë aspak konform me pritshmëritë maksimale. Mbase trajneri Southgate do të ketë shumë gjëra për t’i konsideruar sërish, pavarësisht se 52-vjecari u shfaq besimplotë se performanca ndaj Italisë ishte ‘një hap në drejtimin e duhur.’

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...