Kombëtare

Southgate i nuk zë besë Italisë: Nuk janë më të dobët se në Euro 2020

Itali-Angli është supersfida e mbrëmjes së sotme në Nations League, përballje të cilën mund ta ndiqni në SuperSport 2 (20:45). Kombëtarja angleze renditet në vend të fundit të grupit 3 të Ligës A me vetëm dy pikë.

Gareth Southgate foli rreth sfidës që do të luhet në “San Siro”, duke u ndalur edhe te rivalët. Italia i “rrëmbeu” Europianin Anglisë në “Wembley” vitin e kaluar, ndërkohë që trajneri i “Tre Luanëve” nuk mendon se kjo Itali është më e dobët krahasuar me verën e vitit të kaluar.

Nations League është një turne shumë i rëndësishëm. Jemi përballur me dy skuadra shumë të forta në grup. Ne duhet të përmirësohemi pas rezultateve të fundit dhe në funksion të Kupës së Botës, ta bëjmë atë këtu në San Siro, në një stadium ikonik, do të jetë vërtet një nder i madh.

Kemi luajtur edhe më parë ndaj Italisë, e dimë se sa të frikshëm janë lojtarët e kombëtares së kaltër. Ka ardhur momenti të reagojmë dhe t’u përgjigjemi për dy rezultatet e ndeshjeve të fundit ndaj tyre.

Italia më e dobët se ajo e Euro 2020? Jo, nuk jam i sigurt për këtë. Ne e ndjekim nga afër Serie A, isha në Itali, pashë derbin e Milanos dhe ndoqa një ndeshje të Udineses. I njohim mirë lojtarët e Serie A, pasi gjatë verës ndjekim edhe lojtarët e Kombëtareve të tjera”, deklaroi Gareth Southgate.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency