Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Southgate “kërcënon” dy yjet e kombëtares: Kemi opsione, askush nuk e ka vendin e sigurt!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate paralajmëroi dy yjet e skuadrës Marcus Rashford dhe Jack Grealish se nuk e kanë të sigurt grumbullimin për në Euro 2024. Dyshja ka pasur një sezon plot ulje e ngritje dhe trajneri Southgate u shpreh se konkurrenca në kombëtaren e “Tre Luanëve” është e pamëshirshme.

“Ne na intereson shumë ajo që ndodh me lojtarët në klubet e tyre respektive. Vëzhgojmë gjithçka, na interson edhe ajo çfarë ndodh me ta jashtë fushës. Edhe pse sigurisht performanca në fushë është kryesore. Ajo që dua të them është se Rashford dhe Grealish kanë shumë konkurrencë në kombëtare.

Lexo edhe:

Të tjerët po luajnë mirë, Anthony Gordon, Jarred Bowen, po shënojnë dhe punojnë shumë në fushë. Kemi shumë opsione dhe unë nuk mund t’i garantoj askujt një vend për në Europian. Dua lojtarët më të mirë për çdo pozicion. Nga tani deri në fundin e sezonit të gjithë duhet të performojnë në maksimum për ta merituar grumbullimin”, u shpreh Southgate.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...