Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Southgate: Maguire-Stones, të shkëlqyer! Foden? Ju tregoj pse nuk e aktivizova

Anglia barazoi pa gola në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar të 12-in barazim pa gola në historikun e Botërorëve si asnjë Kombëtare tjetër. Natyrisht barazimi e shtyn për në ndeshjen tjetër kualifikimin, me përfaqësuesen e “Tre Luanëve” që do të ndeshet me Uellsin (29 nëntor).

Pas ndeshjes kundër SHBA, trajneri Gareth Southgate tregoi se skuadrës së tij i mungoi cinizmi, por kujtoi se kjo është Kupa e Botës e ky barazim nuk i prish llogaritë e tyre. “Nuk patëm të njëjtin cinizëm që kishim ndaj Iranit. Kjo është Kupa e Botës, ne nuk do t’i mposhtim të gjithë kundërshtarët tanë nëse nuk sjellim cilësi të ndryshme për të arritur rezultatin.

Doja të veçoja prapavijën, dy qendërmbrojtësit tanë ishin absolutisht të shkëlqyer me topin në këmbë, ata kontrolluan lojën. Pika e fituar na vendos në një pozicion favorit për të kaluar në raundin tjetër dhe nëse fitojmë ndeshjen tonë të fundit, do të jemi gjithashtu të parët”, deklaroi trajneri i kombëtares ishullore.

Pas ndeshjes pati kritika të shumta se pse Phil Foden nuk u aktivizua në këtë përballje, diçka që nuk mund të anashkalohej dhe nga numri një i pankinës angleze. Southgate shpjegoi arsyen pse vendosi që mos e aktivizojë yllin e Manchester City. “Strategjia jonë ishte që të kishim më shumë hapësira nga krahët dhe vendosa që të mos e aktivizoj Foden.

Strategjia e zgjedhur nga ne nuk i përshtatej stilit të tij, kjo për faktin sepse nuk e aplikon në klubin ku luan. Ai është i rëndësishëm për ne dhe ka shumë cilësi.” Anglia aktualisht ndodhet në vendin e parë me 4 pikë dhe ndaj Uells, do i mjaftonte edhe vetëm një barazim apo dhe një humbje me deri 2 gola diferencë për të kaluar në raundin tjetër.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore. Ashtu siç SuperSport raportoi pak ditë më parë, 26-vjeçari do të jetë pjesë e...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...