Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Southgate na dërgoi në një tjetër nivel”, Shaw: Anglia përmirësohet me mua në fushë

Luke Shaw mori minutat e para në këtë Euro 2024 në ndeshjen çerekfinale ndaj Zvicrës. Mbrojtësi ishte i dëmtuar prej fundit të sezonit me Manchester United, megjithatë tashmë është gati dhe pret që në gjysmëfinalen me Holandën të startojë si titullar.

“Për një moment mendova se do ta mbyllja këtë turne pa luajtur asnjë minutë, por më pas bëra një skaner dhe kuptova se nuk ishte një problem edhe aq i madh. E dija se do të vinte shansi im gjatë kompeticionit. Tani ndjehem shumë mirë, unë kam besimin se mund ta përmirësoj performancën e skuadrës në fushë.

Lexo edhe:

Southgate i njeh cilësitë e mia dhe ndaj më ka grumbulluar. Ndoshta skuadra është më e balancuar kur në krahun e majtë aktivizohet një lojtar që luan me këmbën e majtë, edhe pse më duhet ta theksoj se gjatë gjithë kësaj kohe Trippier ka bërë shumë mirë në atë pozicion.

Ai ka qenë brilant. Diferenca që kemi tani me Southgate në krye është se kemi fituar besimin dhe nuk i kuptoj kritikat në drejtim të tij. Ajo që ka bërë për kombëtaren dhe për ne lojtarët është e jashtëzakonshme, na ka dërguar në një nivel tjetër. Asnjë trajner nuk ka qenë aq i suksesshëm sa ai, ne lojtarët e duam shumë.

Lexo edhe:

Ai është njeriu që na duhet pasi vendos gjithnjë lojtarët të parët. Edhe mua më duhet ta falënderoj pasi më ka besuar dhe më grumbulloi edhe kur nuk kishte shumë arsye për ta bërë këtë. Tani, duhet që unë t’ia kthej gjithë besimin e dhuruar”, u shpreh Shaw.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...