Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Southgate pas ndeshjes me Maltën: Skuadra nuk tregoi cilësi me topin në zotërim

Anglia kreu me sukses formalitetin ndaj Maltës në mitikun Wembley. “Tre Luanët” triumfuan me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë. Sidoqoftë, performanca e anglezëve nuk ishte bindëse para 80,000 tifozëve teksa nuk prodhuan lojën e dëshiruar, edhe ndaj një kundërshtari modest si Malta. Në fund të ndeshjes, numri një i Anglisë, Gareth Southgate ishte i vetëdijshëm për këtë fakt, teksa nuk u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

“Nuk kemi arritur pritshmëritë e duhura këtë vit. Kemi mundësitë për të zhvilluar një futboll shumë të mirë. Kur nuk e nis siç duhet një ndeshje, është e vështirë, për të marrë ritmin gjatë pjesës tjetër të lojës.

Lexo edhe:

Nuk shfaqëm shumë cilësi me topin, nuk krijuam shumë mundësi shënimi, por kam qenë futbollist dhe vetë dhe e di mjaft mirë se si janë këto ndeshje. Numri i ndeshjeve që lojtarët luajnë gjatë ditëve të sotme është i pabesueshëm. Në pjesën e dytë, kishim më tepër iniciativë, por në fund të fundit është një fitore 2-0,’’ u shpreh Southgate.

Anglia do të luajë dhe një ndeshje për kualifikueset e Euro 2024. “Tre Luanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut të dielën, ndërsa e kanë siguruar vendin e parë dhe kualifikimin që në muajin tetor.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...