Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sowe i prish festën Kukësit, Uzuni ndëshkon Vllazninë, Teuta befason Kamzën

Kukësi shpërdoron një avantazh të dyfishtë ndaj Skënderbeut në “Zeqir Ymeri” dhe mundësinë për t’u shkëputur të paktën përkohësisht nga Flamurtari, që luan këtë të enjte me Luftëtarin në Vlorë. 2-2 përfundoi ky takim që u luajt në kushte ekstremisht të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të dëbores. Ali Soëe realizoi me prepotencë dy gola në pjesën e dytë, teksa në të parën për verilindorët kishin shënuar Cale dhe Shkodra. Diferenca mes dy skuadrave mbetet 14 pikë edhe pas javës së 22-të.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 21-të me Elton Cale, i cili, i pambuluar në shtyllën e dytë pati kohë për ta kontrolluar topin e më pas dërguar në rrjetë topin.
Reagimi i Sknderbeut në pjesën e parë ishte i vaktë, madje pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes një gabim i Vangjelit i shfrytëzua nga Bakaj, i cili e detyroi Teqjen të reagonte, po topi shkoi te Donjet Shkodra, që realizoi të dytin për Kukësin.
Në pjesën e dytë fusha ishte krejtësisht e mbuluar nga dëbora, por kushtet e vështira nuk e pengua Soëen të realizonte me forcë dy gola të njëpasnjëshëm.
Neë rastin e parë (62’) goditi saktë thuajse nga vija e 16 metrave, me topin që përshëndeti rrjetën, ndërsa pak minuta më vonë (69’) përfitoi sërish nga mefshtësia e mbrojtjes, duke e moshtur sërish Koliqin.
I pafat Guri në të paktën dy raste, pasi goditjen e sulmuesin shkodran nënjë moment u devijua nga portieri, ndërsa pak minuta më vonë pasi u përlas në shtyllë i shkoi në dorë Teqjes
Nuk arrin të bëjë katër rezultate pozitive radhazi Vllaznia, që kthehet pa pikë nga transfertë e Laçit, e cila mbetet tabu për kuqeblutë. Goli i vetëm i këtij takimi, por që i mjaftoi skuadrës së Mezanit për të marrë maksimumin e pikëve u shënua me kokë nga Uzuni në fund të pjesës së parë. Pati protesta nga shkodranët për një faull ndaj Mersinit para se topi të krosohej për Uzunin, por për kryesorin gjithçka ishte e rregullt. Vllaznia pas kësaj humbjeje mbetet tejet e rrezikuar për të rënë nga kategoria, pasi Teuta mori një fitore shumë të rëndëshime 1-2 në transfertë me Kamzën. Një kundërzbritje e shpejtë e Beqjas në krahun e djathtë e kapi të papërgatitur mbrojtjen vendase në pjesën e parë, madje as portieri Gjonikaj nuk mundi të bëntë asgjë pas goditjes së futbollistit durrsak që përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë Teuta shënoi golin e sigurisë me Amadou Latif. Në kohën shtesë Kamza shkurtoi distancën në 1-2 me Racic me 11-metërsh por që nuk vlejti për asgjë. Edhe pas këtij suksesi Teuta mbetet në zonën e ftohtë, por Vllaznia ka vetëm një pikë më shumë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...