Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sowe në Gambia për lejen e punës, “pushim” në Kupë

Kupa si mënyrë për të harruar humbjen në kampionat. Te Skënderbeu kërkojnë të shlyejnë disfatën në Gjirokastër menjëherë prej kësaj të mërkure, ku skuadra e Ilir Dajës do të ketë përballë Teutën. Prej paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018, ku synohet reagim i menjëhershëm, por edhe fakti se turneu ka hyrë në fazën e rëndësishme, korçarët pritet të luajnë me formacionin më të mirë.Mungesa më e rëndësishme pritet të jetë ajo e Ali Sowe. Pas aktivizimit nga stoli përballë Luftëtarit, me stafin që vendosi të mos e rrezikonte sulmuesin i cili vuante nga lodhja muskulore, 23-vjeçari fluturoi drejt Gambias për çështje dokumentacioni.

Sowe ka nisur në vendlindje procedurat për lejen e punës në Shqipëri, një proces që pritet të zgjasë deri në mesjavë. Edhe nëse do të arrijë ti bashkohet ekipit përpara sfidës me Teutën, prej shqetësimeve që lojtari ka pasur sëfundmi, por edhe prej lodhjes fizike, stafi teknik pritet ta kursejë në Kupë.

Një luks që ia lejon edhe specifika e ndeshjeve me sistemin vajtje-ardhje, ku për vetëm 90 minuta nuk do të ishte e rastit të kompromentohej i gjithë sezoni i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ali Sowe do të qëndrojë pushim edhe sepse rruga mbetet e gjatë drejt objektivit për tu kthyer te titulli kampion dhe pse jo për të synuar për herë të parë edhe fitimin e Kupës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...