Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalleti “mace e zezë” për Milanin, nuk humb prej 12 vitesh

Në “San Siro” do të jenë drejtuar sytë e gjithë botës mbrëmjen e sotme, ku Interi dhe Milani do të luajnë atë që nga të gjithë njihet si derbi i Madoninnës, një nga sfidat më spektakolare në botë.

Të dy skuadrat nuk e nisën mirë sezonin, por me kalimin e javëve gjetën ritmin dhe fitoret, duke treguar sinjale mjaft të mira edhe në organizim e lojë, gjë që rrit pritshmëritë për spektakël nesër.

“Avantazhi i vetëm i Interit, është përgatitja fizike”, deklaroi Gattuso dje në konferencën për shtyp, por zikaltrit kanë edhe një tjetër avantazh, që është trajneri Luciano Spalletti.

Ky i fundit cilësohet si “Macja e zezë” për Milanin, pasi ka një bilanc mjaft pozitiv në përballjen me kuqezinjtë, gjatë eksperiencës së tij si trajner, ku numëron 11 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje.

Për më tepër, vlen të theksohet se Luciano Spalletti nuk humbet një ndeshje ndaj Milanit, që prej majit të 2006-ës, kur kuqezinjtë mposhtnin Romën me rezultatin 2-1.

Megjithatë, përtej shifrave dhe statistikave, verdiktin e derbit të Milanos do ta japë fusha e “San Siros”, në sfidës që do të startojë në orën 20:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport 2, për të gjithë shqiptarët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...