Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Besojmë te Championsi, Icardi na ka ndihmuar shumë

Trishtimi pas ndeshjes kundër Sassuolos ishte i paevitueshëm, por kaloi shpejt falë Crotones që arriti të ndalte Lazion në barazim 2-2. Kështu falë këtij rezultati zikaltrit janë sërish në garë për një biletë në Champions League dhe këtë herë ata janë vetë zot të fatit të tyre. Të dielën e ardhshme në Olimpico Interi do të luajë ndeshjen e vitit. Tekniku i Interit, Luciano Spalletti në një intervistë të dhënë deklaroi se nuk e ka parë ndeshjen, vetëm në momentin kur ka hapur radion ka marrë vesh rezultatin. Tashmë në rradhët e skuadrës trishtimi për momentin është larguar bashkë me polemikat dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse në sfidën e fundit Interi të japë më të mirën.

Spalletti nuk harron të falenderojë edhe kapitenin e zikaltërve, Mauro Icardi i cili me golat e tij ka mbajtur gjallë ekipin përgjatë sezonit, teksa me bindje të plotë u shpreh se të gjithë futbollistët duan që të arrinë kualifkimin për në Ligën e Kampionëve. U duk sikur shpresat e klubit nga Milano u shuan pas disfatës kundër Sassuolos, por në fakt edhe pse ndoshta me pak fat nuk ndodhi kështu. Ata janë sërish aty. Suksesi është i vetmi rezultat që do të shpëtonte një sezon të tërë. Ndaj Lazios Interi do të luajë ndeshjen e vitit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...