Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Derbi vlen më shumë se 3 pikë, mos ma prekni Icardin

Luciano Spalletti doli sot në konferencën për shtyp në prag të derbit të Milanos, mes Interit dhe kuqezinjve të Milanit, ndërsa foli për rëndësinë e sfidës, jo vetëm në aspektin e pikëve.

Interi është gati të luajë një tur force, pasi në 20 ditë do të ketë 6 impenjime mjaft të rëndësishme mes kampionatit dhe dopio-sfidës së Championsit kundër Barcelonës, por tekniku zikaltër kërkon përqendrimin vetëm te derbi.

Sa e rëndësishme është një fitore në derbi?
Derbi është nga ato sfida ku nuk luhet vetëm për 3 pikët. Natyrisht që pikët janë të rëndësishme në çdo sfidë, por një derbi mobilizon gjithë qytetin, është fitore krenarie dhe mbi të gjitha rrit entuziazmin në skuadër dhe mes tifozërisë.

Mund të ndikojë negativisht fakti që luani pas ndërprerjes, pasi lojtarët mund të kenë humbur ritmin?
Nuk ndikon aspak kjo, pasi lojtarët kanë luajtur edhe me përfaqësueset respektive dhe mbi të gjitha, edhe Milani ka pasur lojtarë të grumbulluar gjatë kësaj kohe.

Si përgatitet një derbi? A ju shqetëson që më pas do të luani ndaj Barcelonës?
Derbi është nga sfidat më të lehta për t’u përgatitur, pasi vetë atmosfera që krijohet në qytet, nxit angazhimin maksimal të lojtarëve. Të gjithë i kam parë të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme, duke mos menduar aspak për sfidën ndaj Barcelonës. Kjo më pëlqen, pasi në përfundim të derbit, do të kemi kohë të mendojmë për katalanët.

Ç’mendim keni për Milanin e Gattusos?
Unë vlerësoj shumë punën e Gattusos dhe mënyrën e lojës që ai aplikon te Milani, Së bashku me Simone Inzaghin, Martuscielon, Giampaolon, Di Francescon dhe ndonjë tjetër, Gattuso bën pjesë te trajnerët e rinj, që po punojnë mjaft mirë. Milani luan bukur dhe shpejt, pasi ka në përbërje lojtarë teknikë, që mund të na vënë në vështirësi.

Keni fituar disa ndeshje, në të cilat nuk keni luajtur mirë…
Unë dëgjoj shumë komente pas ndeshjeve të Interit, por jo të gjitha i marr për bazë. Kjo pasi shumë prej jush jeni tifozë me skuadra të tjera dhe shpesh komentoni në funksion të tyre, ndoshta pa e kuptuar edhe vetë. Kjo skuadër është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, por natyrisht që unë e kam thënë gjithmonë dhe vijoj ta theksoj, që kemi ende shumë të për të bërë, pasi mund të shkojmë shumë më lart.

Sa ndryshojnë Icardi dhe Higauin nga njëri-tjetri?
Që të dy janë lojtarë fondamentalë për lojën e skuadrave respektive dhe kanë aftësi që mund të të lënë me gojë hapur. Është shumë e vërtetë që sa i përket cilësive, kanë disa ndryshime, pro duhet theksuar se janë tërësisht identikë, për rëndësinë që kanë kur janë në fushën e lojës.

Si është gjendja e Vecinos?
Të gjithë lojtarë, përfshi edhe Vecinon, por edhe drejtuesit, janë në superformë dhe jemi grumbulluar të gjithë, për të përballuar me sukses këtë sfidë.

Sa i kënaqur jeni me përmirësimin e Icardit?
Të jetë për mua, le të luajë kështu si po luan dhe jam shumë i lumtur. Ai është kapiteni ynë, por edhe një djalë shumë inteligjent, që kërkon gjithmonë të bëjë më mirë dhe të japë maksimumin. Ka treguar se di të shënojë gola si ndaj Spalit, por edhe si ndaj Tottenhamit. Vetëm se ju harroni që ai është pika jonë e referimit, ndaj markohet rreptësisht nga kundërshtarët, gjë që ia vështirëson marrjen pjesë në lojën e skuadrës. Vuan të marrë topin me shpinë, pasi ka gjithmonë dy kundërshtarë ngjitur, por ama di të lirohet kur topi shkon në zonë. Ndaj, ta lëmë të qetë, të luajë ashtu si ai di, pasi më pëlqen shumë ajo mënyrë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...